Festa surprizë në Itali për Ilir Shaqirin nga gruaja e tij, të ftuarit VIP dhe vallëzimet sensuale me bashkëshorten

by author

Megjithëse kanë kaluar tashmë disa javë që nga triumfi i tij në reality-shown “Big Brother Vip, balerini Ilir Shaqiri duket se akoma po e feston fitoren. Kësaj here ka qenë bashkëshortja e tij, Emanuela Morini, e cila ka organizuar një surprizë të madhe në Itali për balerinin dhe koreografin.

Advertisements

Vetë Ilir Shaqiri ka shpërndarë pjesë nga festa surprizë e zhvilluar në Itali, ku përveç famijes së tij kishte edhe shumë të ftuar VIP.

Advertisements

Nga fotot e publikuara balerini duket se po e shijon në maksimum fitoren nën shoqërinë e bashkëshortes dhe vajzës së tij, Emily. Sigurisht, nuk kanë munguar as dedikimet për ta në fotot e publikuara.

“Kërcej me shpiritn, duke shikuar jetën”, shkruan ai krahas një fotoje me vajzën e tij.

Edhe kërcimet apo momentet romantike kanë qenë pjesë e festës së mbrëmshme të fituesit të BBV. Në disa video në Instagramin e tij, ai dhe Emanuela duken më të dashuruar se kurrë në krahët e njëri-tjetrit teksa bëjnë një vallëzim.

Kush ishin të ftuarit VIP?

Festa kishte mjaft figura të njohura të italisë, si artistin dhe koreografin Zinna Piero, sportisten Roberta Sodero apo edhe Kiko Nalli-n, artistin që kuron imazhin e VIP-ave italianë.

Në festë ishte gjithashtu kolegu i tij Andrea Evangelista, i cili është balerin dhe koreograf shumë i njohur në botën e televizionit.

TË NGJASHME

Leave a Comment