Kallaku i’a del për derbin, Mehmeti me balotazh në mbrojtje. Si pritet të rreshtohet Partizani ndaj Tiranës

by author

Duke qenë se gjithçka shkoi mirë ndaj verilindorëve, trajneri Mehmeti nuk ka arsye për të bërë modifikime. Kështu, në portë pritet të jetë Hoxha dhe në qendër të difensivës Bitri e Belica do ta nisin nga minuta e parë.

Advertisements

Albion Marku është i padiskutueshëm në të djathtë, teksa në të majtë qëndron dilema e vetme e Mehmetit.

Advertisements

Sota bëri mirë ndaj Kukësit dhe e ka vënë jo pak në vështirësi trajnerin, nëse do të jetë fieraku apo Hadroj në formacion.

Me shumë mundësi Sota do ta nisë nga minuta e parë.

Në mesfushë, Kallaku ka pasur gjendje gripale, por pritet që të jetë në fushë, megjithëse mungoi në stërvitje ditën e enjte.

Rrapaj dhe Mala plotësojnë këtë repart, teksa në sulm pritet “tridenti” Cara-Skuka-Zhunior.

TË NGJASHME

Leave a Comment