E kanë shpallur non grata, por sulmi ndaj Berishës jehonë deri në SHBA. Ja çfarë shkruan Uashington Post

by author

Lajmi i goditjes në fytyrë ndaj Sali Berishës ka bërë jehonë deri në Shtetet e Bashkuara, ku për ngjarjen ka shkruar edhe prestigjozja “Washington Post”.

Advertisements

Lideri i Partisë Demokratike i qendrës së djathtë të opozitës shqiptare u sulmua të martën gjatë nje proteste antiqeveritare të mbajtur në një moment kur ishte mbledhur samiti i liderëve të Bashkimit Europian në kryeqytetin shqiptar.

Advertisements

Sali Berisha, ish-president dhe ish-kryeministër, 78 vjeç, po drejtonte qindra protestues që po ecnin drejt zonës së samitit, i shoqëruar nga opozitari tjetër Ilir Meta, kur një burrë doli nga turma dhe e goditi me grusht në fytyrë.

Agresori u neutralizua menjëherë nga truprojat. Dëshmitarët panë Berishën me fytyrë të gjakosur.

Policia në një deklaratë për shtyp njoftoi se 31-vjeçari, i cili u mor në paraburgim, kishte parregullsi mendore.

Opozita po protestonte për korrupsionin e pretenduar të kryeministrit Edi Rama, të cilin e fajësojnë edhe për krizën e kostos së jetesës në vend dhe eksodin e të rinjve shqiptarë që largohen për një jetë më të mirë në vendet e Evropës Perëndimore.

TË NGJASHME