I FUNDIT/ Tronditet vendi, vriten nusja dhe vjehrra

by Lajme Shqip

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur këtë të shtunë pasdite në Korçë, ku viktima kanë mbetur dy gra.

Ngjarja ka ndodhur në Progër, rreth orës 15:15, kur kryeplaku ka gjetur në banesë trupat e pajetë të Bukurie Bamit, rreth 60 vjeç dhe vjehrrës së saj, 80-vjeçares Fatmira Bami.

Advertisements

Dyshohet se të moshuarat janë goditur për vdekje me sende të forta nga një/disa grabitës. Viktimat janë gjetur me shenja dhunë në trup, ndërkohë që ende nuk ka informacione për autorin/ autorët.

Policia njofton se ka ngritur pika kontrolli në zonë, ndërkohë që pritet informacioni nga grupi hetimor, pasi të bëhet ekspertiza e viktimave.

Advertisements

TË NGJASHME