E rëndë në vend! Babai e gjuan me armë vajzën e tij

by author

Një burrë 59-vjeçar është ndaluar nga Policia e Kosovës në Prizren, pasi dyshohet se ka gjuajtur me armë zjarri vajzën e tij 31-vjeçe.

Advertisements

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së premtes në fshatin Randobravë, ka thënë Policia e Kosovës.

Advertisements

Në një njoftim për media, policia njoftoi se pas një konflikti verbal mes anëtarëve të familjes, kryefamiljari nxori armën dhe shtiu tri herë në drejtim të vajzës së tij.

“Djali i të dyshuarit ka arrit që me forcë të ia merr armën nga dora babait të tij dhe i dyshuari është larguar nga shtëpia”, tha policia në njoftim.

Pas largimit nga shtëpia, bazuar në njoftimin e policisë, 59-vjeçari e raportoi rastin në polici përmes telefonit dhe tha se “nuk e din a e ka vrarë apo jo [vajzën e tij]”.

“I dyshuari fillimisht nëpërmes telefonit ka raportuar policin se e ka gjuajtur në drejtim të vajzës së tij dhe se nuk e din a e ka vrarë apo jo dhe në ndërkohe është vetë dorëzuar në Stacionin Policor Prizren”, tha policia.

Asnjë person nuk është vrarë apo lënduar, ka bërë të ditur policia.

“Nga policia është bërë këqyrja e vendi të ngjarjes, mbledhje e provave dhe dëshmive dhe intervistimi i të dyshuarit dhe viktimave. Me urdhër të prokurorit të shtetit të dyshuarit i shqiptohet masa e ndalimit për 48 orë”, ka thënë policia.

TË NGJASHME