Big Brother, si na e nxori bojën si komb?!

by author

Programi televiziv Big Brother një format i cili zhvillohet në mjaft vende të botës, ka sigurisht audiencën dhe interesin e saj publik prej secilit vend ku ajo transmetohet. Por, në Shqipëri çmenduria e një populli të varfër, me plot halle e probleme,

Advertisements

duket se i vetmi shqetësim kryesor mbetet situata në shtëpinë më të famshme në Shqipëri! Luizi, Kiara, Efi etj, çfarë i tha, si i tha dhe pse i tha, është ky problemi më i madh sot i Shqiptarëve që s’kanë rend dhe siguri, çmimet më të larta dhe rrogat më të ulëta në rajon. Varfëria dhe krimi të cilat kanë kapur majat e shoqërisë! Askush nuk i shqetëson Shqiptarët për shpopullimin që po shkreton vendin, vetëm Bigu të qëndrojë aty me banorë plot dhe të mos shpopullohet, sepse nëse ai mbaron, atëherë edhe Shqiptarët e kanë të vështirë jetesën pa të!

Advertisements

Unë e di që shumë prej lexuesve nuk do i pëlqejë ky status, pasi shumica e tyre janë “Bigsa”, fundja këta mbetën këtu! Kush kishte arsimim iku, kush kërkonte një jetë më të mirë iku, kush me të drejtë e njohu vendin përpara se të niste Bigu iku, kush kishte dy pare mend në kokë, çau ferrën!

Ktu mbetën ushtarët e administratës, patronazhistë e aktivistë, mbetën ata që marrin nga një gjysëm rroge në ujësjellësa dhe valvisin flamurim e partisë xhiro me makina sa herë që u jepet një tollon nafte çdo 4 vjet, mbetën edhe njerëz si ne që akoma e duan vendin e tyre paçka se budallallëku që e karakterizon një turmë të marrosur pas “Big Brother” e “TikTok” të zhgënjen e të vret çdo shpresë se ky vend mund të bëhet, ama në përfundim të ditës, me plot gojën mund ta themi se PO, ne jemi një popull Big Brotheri!

Ndaj dhe kemi një qeveri që tall trrapin me ne, ndaj dhe kemi kryebashkiakë që na japin thesin me miell një herë në katër vjet dhe nuk i hapin dyert për plot 47 muaj, ndaj dhe kemi gjyqësorin që i forti (kriminel) shpallet i pafajshëm dhe i pafajshmi (fakir) mbahet në burg,

ndaj dhe kemi ndërkombëtarë që vijnë si lypsar e ikin si sheik, ndaj dhe kemi naftën më të shtrenjtë në rajon dhe europë, shëndetësinë më të degraduar dhe arsimimin (e zyshave patronazhiste) më mediokrin në Rajon, sepse për këtë komb, rëndësi nuk kanë këto, por hataja se çfarë bëhet në Big Brother, jo se ç’ndodh me jetën tonë, familjen, ekonominë dhe të ardhmen!

Pasi Shqiptarët, hipnozitohen sa herë ulen përpara TV, njërit u duket vetja Arbanë, tjetrit Luiz, tjetrës Kiarë, Oltë etj etj, dhe harrojnë se pasi mbaron ai program, njëri e ka emrin Artan, që ka mbaruar shkollën por askush nuk e punëson se është me PD, tjetri quhet Besim,

që është mjek por punon në spital ku s’ka ilaçe dhe termometri gjehet me mik, tjetra e ka emrin Flutura është mësuese por e papunë sepse shkolla e fshatit të saj u mbyll nga boshatisja e njerëzve që emigruan masivisht, dikush tjetër është gazetar, por punon në media që mbyllen nga shteti, u vonohen rrogat nga privati, ose u shkarkohen plumbat nga krimineli.

Ja, kjo është Shqipëria jonë, me 1001 halle, me “patriotë” në 28 Nëntor por me popull Big Brotheri 120 ditë të vitit! Aty ku lajm nuk është më varfëria dhe padrejtësia, por numri i puthjeve mes Luizit e Kiarës.

A mund të bëhet ky vend? Ne do vazhdojmë të besojmë sigurisht, fundja shpresa vdes e fundit…

TË NGJASHME