A e keni parë ndonjëherë këtë kafshë, si e ka emrin?

by author

Shqarthi ( Martes foina ), i njohur gjithashtu si, kunadhja e zakonshme apo gushabardhi , është një specie e kunadheve amtare në shumë pjesë të Evropës, Azisë Qendrore, por edhe në Amerikën e Veriut .Trupin e ka të mbuluar me qime ngjyrë kafe të errët, kurse te format e reja ngjyrë të çelët

Advertisements

Kanë gjymtyrë dhe bisht të gjatë. Është lloj omnivore dhe ushqehet me pakurrizorë dhe kurrizorë të imët dhe të shumëllojshëm, kurse gjatë verës dhe vjeshtës edhe me produkte bimore. Është pre e dhelprës dhe e shpendëve grabitqarë.

Advertisements

Kryesisht janë kafshë të vetmuara. Gjatë kohës së çiftëzimit i hasim nëpër drunj e rrallë në tokë. Nuk bie në letargji dhe nuk migron. Jetëgjatësia sillet prej 3 – 8 vjet.Haset kryesisht në pyje gjetherënëse, por edhe në zona kodrinore shkëmbore të hapura dhe në periferi të zonave të banuara.

SONY DSC

Ёshtë renditur si shqetësimi më i vogël nga IUCN për shkak të shpërndarjes së saj të gjerë, popullsisë së saj të madhe dhe pranisë në një numër zonash të mbrojtura.

TË NGJASHME