Rudina Hajdari rrëfen se çfarë ndodhte çdo mëngjes në shtëpi kur i ati ishte gjallë

by Lajme Shqip

Ish-deputetja e PD Rudina Hajdari ka nxjerrë në pah një anë tjetër të saj, jo vetëm atë të politikanës që jemi mësuar të shohim në ekran.

Ajo u kthye pas në kohë, duke sjellë të gjitha kujtimet e bukura që ka me të atin, demokratin e ndjerë Azem Hajdari, liderin e Lëvizjes Studentore në Shqipëri.

Rudina Hajdari: Ajo që më habiste dhe nuk besoj se ndodh më me shumë politikanë në këtë vend, por të paktën kam qenë dëshmitare vetë dhe e kam parë me sytë e mi: Ai zgjohej në mëngjes dhe kishte shumë qejf kosin me reçel, e përzinte bashkë.

Advertisements

Dilte në oborr të shtëpisë, ulej aty dhe unë sapo isha zgjuar dhe shikoja se përpara shtëpisë kishte një rresht me njerëz që rrinin të gjithë.

Ne nuk jemi mësuar t’i shikojmë njerëzit në rresht dhe të sistemuar në atë lloj mënyre, të rregullt dhe prisnin që të takoheshin me të. Ai e bënte këtë rutinë pothuajse çdo ditë. Ulej dhe i takonte një për një. Dhe unë shikoja, isha shumë e surpizuar.

Advertisements

Nuk kuptoja shumë në atë kohë, por e dija që babai im ishte dikush shumë i rëndësishëm dhe për këtë ndihesha shumë krenare dhe në atë moshë. Dhe kur dilnim për shembull në lokale, doja të krenohesha me të dhe të thoja që ky është babai im.

Dhe sot m’i kujtojnë dhe thonë se i ka ndihmuar në çdo rast të gjithë ata njerëz të cilët kishte mundësi që t’i ndihmonte dhe prandaj ai kujtohet dhe sot.

TË NGJASHME