Tragjike/ Vdes foshnja në spital

by author

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pasditen e djeshme ka vdekur një foshnjë gjatë lindjes në Spitalin e Pejës. Ka qenë babai i foshnjës, i cili ka kallëzuar ngjarjen në Polici, ndërsa ka akuzuar bluzat e bardha për neglizhencë.about:blank

Advertisements

“Rr. Nënë Tereza, Pejë 08.03.2023 – 17:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në Spitalin e Pejës gjatë lindjes, foshnja ka vdekur dhe sipas ankuesit (babai) dyshon që ka qenë neglizhencë e stafit mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i foshnjës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Policisë.

Advertisements

Në spitalin e Pejës ka ndodhur një rast tjetër tragjik në dhjetor të vitit të kaluar.  Stafi mjekësor një foshnjë të vdekur e kishte futur në lavatriçe së bashku me çarçafët.

TË NGJASHME