“Çmendet” moti, momente të frikshme nga stuhia(Video)

by author

Një stuhi e fortë në qytetin Yichang të Kinës ka marrë me vete tendën e një restoranti, bashkë me personat që po përpiqeshin ta mbanin atë.

Advertisements

Sikurse shihet në videot të bëra virale në rrjetet sociale, erërat që shoqëruan stuhinë “shkatërruan” një tendë restoranti, e cila ishte në përmasa të madha.

Advertisements

Megjithatë, ajo që është edhe më e tmerrshme është se së bashku me tendën, disa nga personat që u përpoqën ta mbanin atë, përfunduan në ajër.

Siç njoftojnë autoritetet lokale, të plagosurit janë dërguar në spital dhe pavarësisht “fluturimit”, lëndimet që kanë pësuar janë të lehta.

Numri i përgjithshëm i të plagosurve mbetet i paqartë. Pronari i lokalit, nga ana e tij, ka bërë të ditur se nuk do t’i tarifojë klientët e tij për atë që kanë ngrënë atë natë.

TË NGJASHME