Momenti kur Ardit Gjebrea goditet LIVE në emision nga i ftuari: Nuk kam taksirat të ha… (Video)

by Lajme Shqip

Tensionit në rubrikën “Shihemi në Gjyq” dhe go ditjeve mes vëllezërve nuk u ka shpëtuar as moderatori Ardit Gjebrea.

Fatmiri tregoi se si ishte ma shtruar nga një firmë ndërtuese në qytetin e Fierit si për hyrjen që kishte blerë me emër të tij, por me paratë e vëllait Petro, ashtu edhe për hyrjen tjetër që kishte blerë vëllai i tyre, Andoni.

Fatmiri: Shkojmë me vëllain atje, me Andonin. Në momentin që ka parë portën e vendosur, mori një ngjyrë nga fytyra. Jo ngjyrë të vdekuri, por një ngjyrë që unë nuk e shikoja dot. Në momentin që zbritëm poshtë, ishte një lloj si të ishte shumë i pirë.

Advertisements

E imagjinon? Nga ai moment, pas dy javësh, vëllai, se më dha shkak edhe ky palaçua tani. Do të kërkoj falje, ju kërkoj falje… Nga ai moment që gjeti hyrjen të zënë edhe vëllai tjetër, pas dy javësh filloi dhe po na thoshte jam i këputur, jam i këputur.

E çojmë në Greqi, por pasi bëmë shumë gjëra, për mos ta zgjatur, vëllai bën afërsisht një vit që na vdiq, 46 vjeç. Sebep u bë, apartamenti. U bë palaçua, pronari i firmës, Eqerem Mehmetaj dhe Agron Seitaj, kushëriri i tij.

Advertisements

Petro: Po ti ça bërë si vëlla?

Ardit Gjebrea: Lëre një moment, do të kërkoja mirëkuptimin një moment, unë e di që ti ke hall. Por nj minutë, duhet të kuptosh emocionin e vëllait tënd.

Petro: E kuptoj shumë mirë unë se lotët e tij janë edhe të mijat, sepse për vëllain e të dyve flasim.

Ardit Gjebrea: E kuptoj, por lëre të mbarojë, të shfryhet, sepse po nuk u shfry, do të të shfryhet ty ai. Sepse për çdo fjalë që thua ti, ai nxehet dhe të vjen.

Edhe ti je i emocionuar, sepse po shikoj edhe lot në sytë e tu. E kuptoj që keni një super hall, dhe nëse vëllai juaj ka ndërruar je të për këtë gjë, nuk do të doja që edhe ju të kishit probleme të tilla shëndeti.

Fatmiri: Kjo që shkaku, që u tregova pak i mefshtë, sepse filloi sëmundja e tij dhe e lamë pak pas dore. Nuk bëhej fjalë për një apartament, por ne jemi ma shtruar për dy apartamente. 1 për Andonin, një për Petron.

Por Petro nuk do t’ia dijë e madje e kë rcënon të vëllain me je të nëse nuk ia zgjidh problemin, për të cilin është bërë shkak.

Petro: Në qoftë se ky nuk më zgjidh mua problemin që kam, unë këtë do ta heq nga faqja e dheut. Sepse këtë që më ka bërë ky, s’ta bën as perëndia. Është munduar nga 2009 deri tani në gjykata, dhe nuk ka bërë asgjë.

TË NGJASHME