Shkojnë të shohin varrin e gjyshes në Korcë, por në varrimin e saj gjejnë dikë që nuk ia mer mendja

by Lajme Shqip

Një rast i denjë për filmat ‘fiction’ është den.oncuar kohë me parë e djeshme në TVklan.
“Stop” është ndalur në fshatin Drenovë të Korçës për një de.noncim të shtetasit Piro Murcka. Ai tregon, se në 4 Shtator 2019 konstatoi se në va.rrin e stërgjyshes, ku e nderonin prej 50 vjetësh, ishte va.rrosur një person tjetër, që kishte ndë.rruar jetë në Qershor 2019. “Në datën 4 Shtator kemi ardhur në përvjetorin e Babait që bënte 13 vjet i ndarë nga jeta, afër va.rrit të babait është edhe va.rri i stërgjyshes. Gjetëm një tjetër të va.rrosur, që kishte dy muaj që kishte vde.kur”, thotë Murcka.

Ai shton se kishte aq shumë vite që stërgjyshja ishte va.rrosur aty, sa vetë nuk e mban mend, ndërsa në kryq me zi dallohen emrat. “Mund të ketë 50-60 vjet.”Për ta zgjidhur këtë çështje, Pirro Murcka iu drejtua komunës, e më pas kishte takuar kryeplakun. “Kryeplaku më tha se nuk di gjë për këtë rast.”

“Ky është va.rri ku ka qenë stërgjyshja jonë, këtu janë va.rret e familjes sonë. Sa mbaj mend në jetën time, kemi ndezur qirinj për va.rrin e stërgjyshes. Tani nuk e kam idenë se ç’bëhet, ia kanë marrë dhe ia kanë hedhur kockat a nuk e di.”
Gazetarja: Pra kësaj i thonë të mos të të lënë rehat as në atë botë?
Pirro Murcka: Ke të drejtë.

Advertisements

Edhe pse për të hapur një v.arr duhet vënë në dijeni kryeplaku i fshatit, ky i fundit thotë se nuk e ka pyetur njeri.

Gazetarja: Ku shkojnë këta njerëz në momentin, që v.des dikush?

Advertisements

Kryeplaku: I thonë kryeplakut, përshembull.

Gazetarja: Pra ju e menaxhoni pjesën e hapësirës së va.rrezave?

Kryeplaku: Po,po, po, mua s’më lajmëruan fare.

Gazetarja: Ky personi, familja e këtij të ndjerit, keni patur kontakt, pasi jeni vënë në dijeni nga Piro?

Kryeplaku: Vajtëm të dy me Piron, e jëma. Ajo tha jo s’ska patur v.arr, i thamë ne, kockat dolën, jo-tha.

Gazetarja: A ka hapësirë në atë va.rrezë?

Kryeplaku: Ka moj ka, toka të reja, ka hapësirë. Po të më kishte lajmëruar, unë nuk e lija atje, po të ishte kryqi i vjetër, siç ishte atje.

Gazetarja: Po si ia bëjmë pra?

Kryeplaku: Po çfarë të bëjmë? Po s’kalovi 4-5 vjet, që të mbledhin kockat, ata s’e heqin dot.

Gazetarja: Kryeplak, mua më bën çudi njëherë, sesi e menaxhon ti këtë va.rrezë?

Kryeplaku: Ore mua nuk më vunë në dijeni, ty të vunë në dijeni, që erdhe këtu, mua s’më vunë në dijeni fare.

Gazetarja: Kjo gjë mund të ndodhi prapë me një v.arr tjetër të vjetër, apo jo?

Kryeplaku: Ore po s’më lajmëruan mua, cfarë do bëhet, ajo do bëhet.

Gazetarja: Po si mund të evitohet? Duhet të vihesh ti në dijeni?

Kryeplaku: Duhet të vihet kryeplaku në dijeni!

Ndërsa administratori i njësisë administrative Drenovë shpjegon se të gjitha kompetencat i ka kryeyplaku, pasi nuk patur regjistrime për var.rezat.

Gazetarja: Ndodhem në njësinë administrative Drenovë, ndodhem sëbashku me kryeplakun e fshatit, sëbashku edhe me një zotëri, që nuk e di nëse jeni në dijeni, por para dy muajsh është va.rrosur një person në va.rrin e një personi që ka 50 vjet që prehet në paqe aty. Për va.rrezat e Drenovës flasim.

Administratori Drenovë: Jo, nuk jam në dijeni për arsye, sepse menaxhimi i va.rrezave, nuk është se bëhet, domethënë, nuk ka menaxhim nga njësia dhe bashkia.

Gazetarja: Po kush e bën?

Administratori Drenovë: Fshatrat menaxhohen me vetë-menaxhim të themi, nga kryeplaku dhe siç bëhen va.rrimet, me fise. Nuk është se merret leje.

Gazetarja: Në kushtet kur ndodh kjo gjë, a mund të ndërhyni ju?

Administratori Drenovë: nuk e di, nëse ka qenë va.rr apo jo më përpara, nuk është, se kemi të regjistruar nëpërmjet kartelave.

Dhe administratori përgjegjësinë e ktheu sërish në pikën A, tek kryeplaku i fshatit.

Gazetarja: Administratori tha, që kryeplaku e ka në dorë.

Kryeplaku: Po Kryeplaku e vd.iq që e va.rrosën atje? Çfarë ka në dorë kryeplaku? T’i them, mos vd.is?! Hë, si thua ti? Çfarë të bëj unë?! Do rri me të vd.ekurit aty?! Le të më lënë roje mua, rri unë!

TË NGJASHME