E pabesueshme, shihni se çfarë kapën peshkatarët në Vlorë(Video)

by Lajme Shqip

Ndryshimet klimaterike dhe moratoriumi kane bërë që të shfaqen shumë gjallesa, të cilat nuk janë parë më herët në ujërat tona. Një ‘peshk gjalp’, në latinisht i quajtur Ruvetus, është kapur në ujërat e Vjosës në cekëti, raporton Vizion Plus.

Sipas peshkatarit të vjeter Sherif Durmishi ky lloj peshku duhet të jetonte në ujëra të thella, por ndryshimet klimaterike kanë ndikuar në ndryshimin e habitatit të tyre. Sipas peshkatarit Durmishi, edhe pse ende ka gjueti të paligjshme, sensibilizmi dhe moratoriumi ka dhënë efektet e saj.

‘Peshku gjalp’ konsiderohet një specie e rrallë, nuk kapet shpesh, ështe në një gjatësi deri 2 metra dhe një peshe deri 50 kg, ndërsa ushqehet me kallamar e karkaleca.

Advertisements

Më herët, sipas peshkatarit janë kapur edhe peshq të tjerë, por edhe peshkaqenë në gjirin e Vlorës.

Advertisements

TË NGJASHME