A ju duket normale që djali 11 vjec të flejë në të njëjtin krevat me mamin? Kërkoj mendimin tuaj??

by Lajme Shqip

Dr. Basora-Rovira, pjesë e Akademisë Amerikanë të Pediatrisë, thotë se nuk ka një moshë specifike që është “shumë e madhe” për të fjetur me prindin.

Ajo inkurajon prindërit që të mos e praktikojnë fare të fjeturit bashkë që në fillim. Dhe, nëse tashmë jeni duke fjetur me fëmijën tuaj, përpiquni ta zhvendosni atë nga shtrati dhe në dhomën e tij/saj, sa më shpejt të jetë e mundur.

“Kjo do të jetë e dobishme, si për prindërit, ashtu edhe për fëmijët”, shpjegon dr. Basora. Hulumtimet tregojnë përfitimet e mëposhtme për fëmijët që flenë vetë: -Më pak vështirësi për të fjetur

Advertisements

-Kanë tendencë të flenë më gjatë dhe të zgjohen më pak, -Më pak probleme me zgjimin në mëngjes, -Më pak probleme me gjumin në të ardhmen, “Rekomandimi i përgjithshëm është që fëmijët duhet të flenë vetë, në sipërfaqen e tyre, në dhomën e tyre.”

Prindërit duhet të dinë se të gjithë profesionistët nga Akademia Amerikane e Pediatrisë janë kundër gjumit të përbashkët për shkak të rreziqeve që mund t’i sjellë fëmijës.

Advertisements

Pyetja këtu nuk është kundër ndarjes së shtratit në një rast të caktuar – por kur bëhet e panatyrshme, e gabuar ose thjesht e çuditshme. A ka një moshë ku një fëmijë nuk duhet të flejë me mamin apo babin? A ka rëndësi gjinia e fëmijës? Pavarësisht se si fillon, dhe si ndiheni për të, ju e dini që në një moment duhet të përfundojë, apo jo? Por kur? Kur janë fëmijët thjesht shumë të “rritur” për të fjetur me mamin dhe babin?

Shumë mjekë bien dakord se “mosha ideale për të fjetur pa prindërit, është që në lindje”. Thënë këto, duket se mjekët nuk e mbështesin aspak veprimin e aktores Alicia Silverstone, për të fjetur me të birin 11 vjeç.

Në një artikull të vitit 2007 në NY Times, thuhet se një fëmijë që fle me prindërit zakonisht nuk ka një “pavarësi të shëndetshme” me të paktën njërin prej prindërve.

Për më tepër, një fëmijë në krevat, mund të bëhet pengesë edhe në aspektin intim të çiftit, edhe pse ky nuk është rasti për aktoren, pasi ajo është divorcuar nga Christopher Jarecki, babai i Bear, të birit, në vitin 2018.

TË NGJASHME