Nafta arrin çmim rekord në Shqipëri

by author

Çmimi i naftës ka thyer një tjetër rekord në tregjet shqiptare. Dhe duket se nuk do ndalet.

Advertisements

Në Tiranë një litër naftë po shitet me 230 lekë, madje deri në 239 lekë, çmim ky i pa parë ndonjëherë në Shqipëri. Autoriteti i Konkurrencës më herët ka deklaruar se ka nisur kontrollet dhe monitorimin e situatës për rritjen e çmimeve të karburanteve.

Advertisements

Arsyeja kryesore e rritjes së çmimit të naftës thuhet se është lufta mes Ukrainës dhe Rusisë, por gjithmonë në Shqipëri nafta ka qenë më shtrenjtë krahasuar me vendet e rajonit.

Rritja e çmimit të naftës ka provokuar edhe një zinxhir rritjesh të çmimeve të produketeve të tjera. Çmimi i miellit u rrit i pari.

Por ekspertët mendojnë se më e keqja nuk ka mbërritur ende dhe se çmimi opritet të kapë 250 ose 260 lekë litri brenda pak ditëve.

TË NGJASHME

Leave a Comment