Nëse keni një makinë të tillë mos e shisni, s’e keni idenë çfarë vlere kanë

by Lajme Shqip

Shumë vetë synojnë të blejnë makinë të re që të përmbushë standardet më të fundit të teknologjisë.

Por, jo kushdo mund të përballojë një automjet me zero kilometra.

Në qarkullim ka ende makina që janë 15-vjeçare, 20-vjeçare ndoshta dhe më shumë.

Advertisements

Nëse keni në zotërim një automjet të viteve 2000, atëherë ndoshta duhet të konsideroni mundësinë mos ta shisni.

Një automjet i tillë mund të ketë vlerë dhe ndoshta ju nuk e dini.

Advertisements

Një automjet që është 14 apo 18-vjeçar mund të jetë në syrin e koleksionuesve.

Sipas një studimi të bërë në Angli, shumë persona kanë nostalgji për automjetet e para që kanë patur dhe kërkojnë t’i blejnë sërish apo t’i koleksionojnë.

Sipas anketimeve të bëra në faqen “Honest John Classics”, ka rezultuar se në Britani të Madhe njerëzit po mbledhin para për të rregulluar automjetet e vjetra që kanë një moshë rreth 20-vjeçare.

Janë disa modele të caktuara automjetesh me moshë të vjetër që po preferohen dhe ende janë në qarkullim.

Të tilla janë Mini Cooper e prodhimit të viteve 2001-2007, Rover 75 1999-2005, MG TF 2002-2005, Toyota MR2 2002-2006, Jaguar XJ 2003-2009, Ford Focus 1998-2004, Mazda MX-5 1998-2005, MG ZR 2001-2005, Citroen Saxo VTR/VTS 2001-2005, BMË Serie 5 E39 1996-2003.

Ata që disponojnë makina të tilla kanë filluar t’i mirëmbajnë duke u ndërruar pjesë, kryesisht katalizatorin për t’iu përshtatur normave të ndotjes, sikurse po ndodh në Britani të Madhe.

Një pjesë tjetër po kërkojnë të blejnë modele të tilla për shkak të nostalgjisë, pasi dikur kanë patur një automjet të tillë.

TË NGJASHME