“Dallgë deri 3.5 metra”/ Ngrihet alarmi në këtë qytet, jepet njoftimi i rëndësishëm për qytetarët

by author

Mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit ndalohet të lundrojnë në gjirin e Vlorës, për shkak të motit të keq, me dallgë që arrijnë nga 1.80 deri 3.50 metra.

Advertisements

Kapiteneria e Vlorës njofton të gjithë drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe të merren masat për sigurimin e mjeteve dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave 22-23 nëntor 2022.

Advertisements

Anijet e transportit ndërkombëtar detar vazhdojnë të operojnë normalisht, ndërkohë që përmirësimi i situatës meteorologjike në gjirin e Vlorës pritet këtë mbrëmje, pas orës 19:00.

TË NGJASHME