Kjo është e moshuara shqiptare që i bën gratë me fëmijë: 91- vjec dhe s’ndalet: Ja se si ia dal(Video)

by author

Nënë Halime Krasniqi, 91-vjeçe nga fshati Drenicë i Kosovës, prej dekadash tashmë ndihmon gratë gjatë procesit të shtatzënisë. Nëna e njohur në zonën e saj por edhe në pjesën më të madhe të Shqipërisë për shkak të “mrekullisë” që bën, ishte e ftuar përmes një lidhje “Skype”, në emisionin “Shqipëria Live”.

Advertisements

Në bisedë, ndihmoi djali i nënë Halimes i cili shpjegoi të gjithë trajtimin popullor të nënës. Ai tha se nënë Halimeja është në gjendje të kuptojë vetëm me prekjen e barkut me duar, nëse një femër ka vezore ose jo.

Advertisements

Ai theksoi se pothuajse 95% e grave kanë parë rezultate nga nëna. Djali i nënë Halimesë tha se e gjitha është një mrekulli e Zotit dhe as ata vetë nuk munden ta shpjegojnë, ndërsa shtoi se për trajtimin 91-vjeçarja përdor vetëm duart dhe sapun me ujë të valuar.

“Ka ndihmuar qindra mijëra gra shqiptare dhe I ka bërë me fëmijë. Nëna i rregullon gratë dhe ka pasur shumë rezultat. Nëna kur ia vendos duart në bark gruas e shikon nëse ka vezore apo jo, kjo shikohet vetëm në laboratorët e sofistikuara.

Ajo e ka bërë dorën si një sensor. Ka edhe një element që prej 60 vitesh e ka praktikuar, edhe kur shkenca ka pasur pak njohuri. Ata që kanë shumë vajza, ia vendos anën në anën e djathtë dhe ata bëjnë djem.

Vijnë nga çdo trevë shqiptare, vijnë nga Maqedonia, Vlora e Shkodra. Në referencat e vetme janë që po ndodh mrekullia e Zotit që po i rregullon të gjitha gratë, pothuajse 95% e grave kanë parë rezultat nga nëna.

Ajo e ka trashëguar nga nëna e vet, brez pras brezi është trashëguar kjo dhunti e sajë. I vetmi mjet kryesor janë duart dhe sapun me ujë të valuar në mënyrë që të bëj fërkimin e lëkurës të mos ketë ndonjë komplikacion. Është një terapi specifike”, tha djali i nënë Halimesë.

TË NGJASHME