E bujshme! U kapën në rrugën e Arbërit, “çunat problematikë” të Tiranës pjesë e grupit të laboratorit të k*kainës në Fier

by author

Një sasi e madhe kokaine është sekuestruar në një aksion madh të policisë malazeze dhe asaj shqiptare, si dhe DEA-s amerikane. Porosia me ngarkesë me pleh kimik erdhi nga Kolumbia në Malin e Zi e më pas në Shqipëri. Në sasinë totale prej 600 kg pleh kimik, dyshohet se është tretur 400 kg kokainë.

Advertisements

Burime për media bëjnë me dije se deri më tani janë arrestuar 15 persona. Mësohet se mes të arrestuarve janë edhe 4 të rinjtë që u kapën dje në Tiranë me pistoleta dhe kallashnikov.

Advertisements

Të rinjtë me precedentë kriminalë mësohet se janë arrsetuar për llogari të këtij operacioni policor.

Të arrestuarit që u kapën në rrugën e Arbërit janë Bledar Matoshi, 33 vjeç, i dënuar më parë për a rmëmbajtje pa leje; Kid Koshena, 28 vjeç, i dënuar më parë për p lagosje të rëndë; Klajdi Vrioni (Kodra), 32 vjeç, i dënuar më parë për ar mëmbajtje pa leje dhe për plagosje të rëndë; Redion Meshi, 22 vjeç, drejtonte automjetin ku u gjetën armët. Automjeti ishte në pronësi të shtetasit Klajdi Vrioni (Kodra).

Dyshohet se personat në fjalë do të shkonin dhe do të merrnin kokainën që kishte ardhur nga Kolumbia.

Mes të arrestuarve është edhe Viktor Çervanaku, ish-kryetar i Komunës Frakull e Madhe në Fier, pasi dyshohet se është porositësi i ngarkesës me pleh kimik që erdhi nga Kolumbia.

Po ashtu, në pranga ka rënë dhe djali i Viktor Çervanakut dhe e fejuara e tij, Demilson Çervenaku dhe Enxhi Ferhati, ndërkohë që roli i tyre në këtë veprimtari nuk dihet se cili është.

Policia dhe SPAK janë vënë në kërkim të “ekspertit” kolumbian Zaimir Rodrigez, i cili dyshohet se kishte ardhur në Shqipëri për të bërë ndarjen e kokainës nga plehu kimik. Kjo ngarkesë e madhe ishte porositur nga kompania në pronësi të Zenel Çervanakut, babai i ish-kryekomunarit.

TË NGJASHME