Duke marrë frymë me zor, trajneri i Serbisë në gjendje të rënduar pasi Xhaka dhe Shaqiri e nxorrën sërish jashtë Botërorit(Video)

by author

Zvicra e ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër ndaj Serbisë për herë të dytë radhazi dhe për herë të dytë radhazi e eliminoi Serbinë.

Advertisements

Helvetikët triumfuan 3:2 ndaj Serbisë, duke u kualifikuar në 1/8 e finales së Kupës së Botë. Në momentin kur Zvicra barazoi rezultatin, trajneri i Serbisë u pa i djersitur në ulësen e tij. SHIH VIDEON

Advertisements

Përzgjedhësi i Serbisë, Dragan Stojkovic, ka treguar fytyrën e vërtetë të tij prej antisportistit. Pasi Serbia shënoi golin e dytë, Stojkovici shau shqiptarët derisa festonte.

Por festa nuk i zgjati shumë. Shaqiri e Xhaka me shokë fituan 3-2 dhe dërguan Stojkovicin dhe serbët tjerë në shtëpi. Mediat kroate kanë shkruar se sjellja e Stojkoviqit është skandaloze.

Për herë të dytë prov okimeve të rënda të serbëve, madje edhe sharjeve, u përgjigjen Shaqiri e Xhaka që bënë krenarë miliona shqiptarë.

Për këtë ka reaguar edhe ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj, me një postim në rrjetet sociale. Të shumta kanë qenë reagimet për gjestin e pahijshëm të përzgjedhësit serb.

TË NGJASHME