Selman Lajçi është shtetasi i arrestuar në Portin e Durrësit. 53-vjeçari nga Kosova është arrestuar pasi në mjetin e tij tip ‘Land Rover’ kishte një arsenal armësh. Konkretisht atij i’u gjetën;
një armë zjarri snajper, një pistoletë, një armë gjahu dhe municion luftarak, 1367 copë fishekë luftarak dhe 800 copë fishekë për armë gjahu.
Selman Lajçi po udhëtonte nga Italia në drejtim të Kosovës. Ai u nis nga Ankona dhe mbërriti në Durrës dhe si destinacion kishte vendlindjen.
Advertisements
Policia ende nuk ka ndarë detaje nga dëshmia e tij se përse ishte i pajisur me një arsenal armësh 53-vjeçari.
Advertisements