Bota duhet të marrë shembull! Ajo që po ndodh në këtë fshat në Dibër është e jashtëzakonshme

by author

Ekziston një fshat mysliman në Shqipëri që mirëmban 5 kishat e tij. Në fshatin Kërçisht të Sipërm në Njësisë Administrative Maqellarë në Bashkinë Dibër kanë mbetur 50 familje.

Advertisements

Edhe pse i përkasin besimit mysliman, ata kujdesen të mirëmbajnë të gjitha kishat e ndërtuara kohë më parë në këtë fshat.Banorët tregojnë se janë 5 kisha, ajo e “Shën Dhimitrit”, “Kral Kërçini”, “Shën Spahia”, “Shën Sotir” dhe “Shën Pobrazhi”.

Advertisements

“Gjysma e fshatit ka qenë ortodoks. Nuk ka rëndësi nëse është kishë apo xhami, kujdesemi.”“Nuk i prek njeri se janë të shenjta.”

“ Nuk ka lidhje besimi, është pjesë e hershme kjo punë. Marrëdhëniet i kemi pas me pjesën tjetër shumë në rregull. Xhamia ka pjesën e vet, shprehet njëri nga banorët.”

Ajo që po ndodh në këtë fshat të Dibrës është një leksion për mbarë botën që akoma dhe sot ka probleme me përkatësitë fetare, gjë që për fat të mirë nuk ka qenë kurrë problem në Shqipëri.

TË NGJASHME