Agron Shehaj plas b*mbën: Çmenduri, posti i madh që do merrte nga Rama ish-zyrtari i arrestuar i FBI

by author

Deputeti Agron Shehaj tha në emisionin Now në Euronews Albania se kryeministri Edi Rama, përveçse e ka paguar ish-zyrtarin e FBI, ka dashur t’i japë atij edhe një post të rëndësishëm.

Shehaj tregoi se Rama donte ta vendoste ish-zyrtarit të FBI Charles McGonigal në krye të strategjisë Antikorrupsion.

Sipas tij, fakti që shumë zyrtarë të huaj që vijnë në Shqipëri nuk thonë asnjë fjalë për problemet e vendit është e dyshimtë.

Advertisements

“Këtë zotërinë donin ta vendosnin në krye të strategjisë antikorrupsion, kjo është çmenduri.

Pasi i kanë dhënë lekë, donin ta vinin edhe në krye të strategjisë antikorrupsion.

Advertisements

Imagjinoni çfarë është bërë në këtë vend me zyrtarët që kanë ardhur. Kur Rama ka arritur deri këtu, mund të ketë bërë gjithçka dhe është në gjendje të bëjë gjithçka”, tha Shehaj.

TË NGJASHME