“Koka ime ka tjetër tingull qëkur kam hyrë në “BBV!” Maestro ia merr edhe Stresit për “perlat” që nxjerr nga goja: Po ndodh diçka! (VIDEO EPIKE)

by author

Të gjithë menduam se Armaldo Kllogjeri do të dilte që javët e parë të “Big Brother Vip”, mirëpo në këto momente që flasim ai është kthyer në një nga personazhet “kyç” brenda shtëpisë.

Advertisements

Maestro jo vetëm që është lideri i preferuar i shtëpisë nga banorët, por e ka kuptuar edhe rrjedhën e lojës dhe situatat e krijuara nga ai kanë sjellë jo pak lëvizje brenda “BBV”.

Advertisements

Së fundmi maestro ka lëshuar një “perlë” teksa ka qenë në shoqërinë e Olta Gixharit ku shprehet se qëkur ka hyrë në “Big Brother” koka e tij lëshon një tingull të çuditshëm kur e godet.

Këtë gjë ai e ka demostruar edhe me lëvizje. Nga ana tjetër Olta nuk i ka mbajtur do të qeshurat, ndërkohë që Armaldo godiste ballin e tij.

Epo nëse në shtëpinë e “BBVK” kemi Stresin që mbahet për “perla”, në “BBVA” duket se këtë rol e merr Armaldo.

Më herët kujtojmë që Stresi deklaroi gjatë një bisede me banorët e “BBVK” se është i bindur që në shtëpi kishte fantazma.

Stresi: Natën e parë jam zgjuar keq, edhe në mëngjes.

Gresa: Një natë kemi parë të gjithë ëndrra të këqija, të gjithë.

Stresi: Unë mendoj që ka fantazma këtu brenda. Jo ka. Për Zotin ka. Kam vënë re që vijnë na shohin edhe ikin, na afrohen shumë. A i ke dëgjuar sipër? Ka, unë e di.

TË NGJASHME