Përloti gjithë shqiptarët, Eni tregon si e priti i ati rrëfimin e historisë prekës të familjes: E mora në telefon dhe…

by author

Eni Tare ishte banori i eleminuar dje nga shtëpia e “Big Brother VIP”, megjithatë ai arriti që të linte “shenjën” e tij në program falë guximit për të rrëfyer para publikut historinë e vështirë të familjes.

Advertisements

Kështu, Eni tregoi si prindërit e tij ishin ndarë, për shkak të babait të alkoolizuar, ndërsa mes lotësh takoi mamanë e tij dhe deklaroi se edhe të atin e kishte falur pavarësisht asaj që kishte ndodhur.

Advertisements

Sot i ftuar në “Pardon My French” ndër të tjera Tare e preku edhe kêtë temë, duke treguar ekskluzivisht për Jonida Alickollin dhe Elona Duron si kishte reaguar babai i tij ndaj rrëfimit që preku shumëkënd.

“Sot herët në mëngjes e kam telefonuar, sepse unë e telefonoj i pari. I thashë se si iu duk, patjetër që i pëlqeu. Ai e di që e kam falur kam vite që kam komunikim me të. Ai nuk flet shumë për këto gjëra. Në përditshmërinë e tij do doja t’i ngjaja, është më i shkathët, më gazmor. Ai e di si është historia dhe e di që të gjitha ato fjalët ishin të vërteta. E kaloi me sportivitet, i pëlqeu ai fundi. Kam kohë pa shkuar sepse kam qenë i angazhuar me punë edhe nuk kam pasur mundësi.”- tregoi Eni, ndërsa foli edhe për reagimet e personazheve të njohur pas asaj që ndodhi mbrëmjen e djeshme:

“Gocat e televizionit, pas rrëfimit tim, po më shkruajnë dhe po më suportojnë. Familja dhe shoqëria e dinin historinë e të kaluarës sime. Ai rrëfim ishte për të kuptuar nga vjen Eni, çfarë e ka bërë të fortë të edukuar dhe të gatshëm për të marrë përgjegjësi.”

TË NGJASHME