Kush janë banorët e rinj që pritet të hyjnë sonte në shtëpinë e Big Brother VIP, zbulohen emrat

by author

Mbrëmjen e sotme pritet që në shtëpinë e Big Brother të futen banorë të rinj.

Advertisements

Pas përjashtimit të Ermionës dhe Evës, të tjerë emra priten të bëhen konkurrentë në lojë. Një ndër emrat e përfolur është ish-konkurrenten e “Përputhen”, Antoneta Koçin.

Advertisements

Antoneta u bë e njohur nga “Përputhen” e më pas ka marrë pjesë si e ftuar në disa programe televizive. Një tjetër emër është edhe ai i Shqipes, gjithashtu ish-konkurrente e “Përputhen”. Ndërkohë edhe aktori Elvis Pupa, prej kohësh është përfolur për t’u bërë pjesë e lojës.

Javën e shkuar, vetë aktori u duk sikur e pranoi lajmin, duke bërë me dije se do të bëhej pjesë e lojës për të sjellë pak humor dhe jo për ta fituar.

Megjithatë, do të na duhet të presim spektaklin e sotëm për të zbuluar sesi banorët e rinj do të ndryshojnë dinamikën e lojës, kur tashmë ka mbetur pak më shumë se një muaj.

TË NGJASHME