Sabiani paralajmëron dëme! Çfarë pritet të ndodhë në spektaklin e mbrëmjes së sotme?

by author

Në shtëpinë e “Big Brother VIP” dashuria nuk mungon. Pas lidhjes së Luizit dhe Kiarës një tjetër çift duket se po krijohet. Krsiti dhe Keisi e kanë shprehur në një lloj mënyre pëlqimin që kanë për njëri-tjetrin. Brenda shtëpisë gjithçka duket në rregull por jashtë saj jo dhe aq. Kristi me historinë e tij të dashurisë jashtë shtëpisë ka ngjallur jo pak polemika.

Advertisements

Sjellim në vëmendje se ai sqaroi publikun duke thënë se është ndarë nga partnerja përpara se të hynte në shtëpi. Megjithatë kjo deklaratë nuk kaloi pa u vënë re nga e dashura e tij që e priste jashtë, Zaza, e cila ka bërë publike mesazhet e fundit me të. Në lidhje me këtë situatë nuk kishte si të mos mungonte edhe reagimi i babait të Keisit, këngëtari i njohur Sabiani.

Advertisements

Ai e ka shprehur shpesh me anë të video-ve apo deklaratave në rrjete sociale se nuk është aspak dakord për këtë marrëdhënie të krijuar mes vajzës së tij dhe Kristit. Por, duket se nuk ka vendosur ta lë me kaq pasi me një TikTok të postuar vetëm pak më parë duket se artisti ka vendosur të reagojë duke u shprehur se ka ardhur koha ‘për të bërë dëme’ e mendja menjëherë na shkon se mund të vizitojë sot vajzën e tij.

Ndërkaq, pas kësaj është vënë re se Sabiani ka hequr të bijën nga Instagrami. Në këtë mënyrë ka dashur të theksojë më shumë qëndrimin kundër lidhjes së saj. Gjithçka tjetër mbetet për t’u parë.

TË NGJASHME