Sabiani ‘thyen’ akullin dhe përqafon Kristin pas hyrjes së Big Brother Vip, ja si reaguan banorët e tjerë

by author

Hyrja e Sabianit në Big Brother Vip Albania ka trazuar jo pak ujërat në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Advertisements

Kjo pasi pjesë e këtij formati është edhe vajza e tij Keisi, e cila po nis një histori dashurie me konkurrentin tjetër në këtë lojë, Kristin.

Advertisements

Mbrëmjen e djeshme pas përfundimit të spektaklit, Luizi ka përqafuar Kristin në shenjë humori për shkak se përballë tij ndodheshin Keisi dhe Sabiani.

Por në këtë moment, ky i fundit bëri një hap ndaj Kristit duke i dhënë edhe atij një përqafim. Kjo u shoqërua me ovacione nga banorët e tjerë të cilët shpërthyen në të qeshura.

Kujtojmë se përgjatë ditëve të fundit, Sabiani ka dhënë disa mesazhe në rrjetet sociale duke treguar se ishte kundër lidhjes së vajzës së tij me Kristin.

VIDEO

TË NGJASHME