Zbulohet arsyeja pse Sabiani u fut në Big Brother VIP, konkurent për herë të dytë

by author

Teksa ditët kalojnë, raporti mes Kristit dhe Keisit bëhet edhe më i fortë. Të dy ata kanë shprehur pëlqimin për njëri-tjetrin dhe kanë thënë se ndihen mirë bashkë dhe se mbasë mund të lindë një dashuri.

Advertisements

Keisi herë pas here është shprehur se ka frikë nga kjo marrëdhënie, pasi do të dijë për opininion e të atit, Sabianit. Big Brother vendosi që të shfaqë një klip ku në të ishin të gjitha reagimet e Sabianit lidhur me marrëdhënien e tyre.

Advertisements

Keisi u surprizua nga i ati dhe bashkë folën për marrëdhënien e saj me Kristin. Sabiani i tha vajzës së tij që është mërzitur shumë me të dhe se e kishte porositur që jashtë.

Sabiani: Ma ke thyer besimin. Rrëshkite. Nuk ke pse bie pre e askujt. Ki besim te gustot e mia.

Sabiani banori më i ri i shtëpisë së Big Brother Vip. Tashmë ai do jetë i pranishëm dhe do shohë nga afër raportin mes vajzës së tij dhe Kristit.

Ndonëse skeptik nga ekrani, do shihet në shtëpi se si do sillet ai përballë kësaj situate.

TË NGJASHME