Aksident i dyfishtë në vend/ Plagoset një grua, dërgohet me urgjencë në spital

by author

Një aksident i dyfishtë automobilistik është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në aksin Lezhë-Milot, pranë kryqëzimit të rrugës së Shëngjinit.

Advertisements

Dy automjete, tip “Benz” dhe “Audi” janë përplasur, teksa mësohet se është plagosur një grua e cila ishte pasagjere.

Advertisements

Ajo është dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës. Ndërkaq, policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti./abcnews.al

TË NGJASHME