Kërcet arma në kryeqytet, ka viktima, dalin detaje nga ngjarja

by author

Një person ka vdekur sot si pasojë e të shtënave me armë zjarri në lagjen “Arbëria” në Prishtinë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se edhe dy persona të tjerë janë plagosur.

Advertisements

Ahmeti ka informuar se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje, derisa të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

Advertisements

“Sot rreth orës 13:20 policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në lagjen Arbëria të Prishtinës, saktësisht në një hotel. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor.

Bazuar në të dhënat fillestare nga arma e zjarrit lëndime ka pësuar një person, i cili në vendngjarje ka ndërruar jetë, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Ndërsa dy persona të tjerë të lënduar (dyshohet me mjet të mprehtë) janë dërguar për tretman mjekësor”, ka bërë të ditur Ahmeti.

Aktualisht hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje.

TË NGJASHME