Noizy fans i madh i Luizit, bën gjestin e bukur për të në koncertin e fundit(Video)

by author

Luiz Ejlli është emri më i komentuar për momentin që pas hyrjes së tij në “Big Brother Vip.” Këngëtari nga Shkodra ka arritur të fitojë zemrat e mijëra shqiptarëve.

Advertisements

Gjithashtu mjaft VIP-a kanë shprehur hapur mbështetjen e tyre kundrejt Luizit. Së fundmi, reperi i njohur Noizy duke performuar në skenë këngën e tij të re “Jena mbretër 2”, që pritet të lansojë së shpejti, ka publikuar edhe një video të Ejllit brenda shtëpisë duke kërcyer.

Advertisements

Në këtë mënyë duket se reperi ka shprehur mbështetjen e tij për Luizin. Kujtojmë se mbrëmjen e sotme Luizi, Armaldo dhe Kristi janë në nominim dhe njëri prej tyre do të lërë shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

E sikur të mos mjafonte buja në Shqipëri, ku Big Brother Vip po shfaqet kudo, si në rrjetet sociale po ashtu dhe në titujt e portaleve, banorët e shtëpisë më të famshme do të zënë hapësira televizive edhe në mediat e huaja.

Pas vëmendjes që Luizi i kishte tërhequr fituesit të Big Brother Vip Canada, Kevin Jacobs, ku ky i fundit nuk nguroi të shprehte mbështetjen për këngëtarin, ditën e sotme ka qenë radha e mediave greke.

Në një nga emisionet e vendit fqinj shohim se është shfaqur Luizi me Maestron teksa janë duke kënduar brenda në shtëpi, një nga këngët më të famshme greke “Zilevo”.

TË NGJASHME