Të shtëna me armë në Lushnje/ Plagoset rëndë një grua, i vëllai i saj i dënuar për vrasje

by author

Një ngjarje e rëndë është regjistruar së fundmi në fshatin Ballagat të Lushnjes. Një grua 60-vjeçare është qëlluar me armë nga një automjet në lëvizje dhe si pasojë ka mbetur e plagosur rëndë.

Advertisements

Mësohet se ajo është motra e Kastriot Hasallës, i dënuar për vrasje.

Advertisements

Informacion paraprak:

Rreth orës 17:20, në fshatin Ballagat, Lushnjë, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasja B. S., 60 vjeçe, banuese në Ballagat, Lushnjë, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje , janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit të Lushnjës dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën intensive për zbardhjen e plotë të ngjarjes

TË NGJASHME