Çfarë po ndodh me hetimet për Ervis Martinajn dhe atentatin në lokalin e Fation Muratit në ‘Don Bosko’? Zbardhen detaje të reja

by author

Ish efektivi Jeton Lami, i arrestuar se akuzohet që ndihmoi dhe transportoi të shumëkërkuarin nga policia, Ervis Martinajn, nuk po rezulton ndihmesë për Prokurorinë e Posaçme, SPAK.

Advertisements

Sipas informacioneve mësohet se Lami ka heshtur duke mos dhënë informacione të vlefshme për hetimet.

Advertisements

Ndërsa lidhur me dosjen hetimore për ngjarjen e rëndë të ndodhur në mars 2023 në një lokal në Don Bosko, me një të vrarë dhe pesë të plagosur, në pronësi të Fation Muratit, burimet kanë sqaruar se prokurorët e SPAK kanë pistat e tyre të hetimit në lidhje me atentatin.

Deri në këto momente, mësohet se nuk dihet nëse ngjarja e rëndë në lokalin në pronësi të Fation Muratit, ka “lidhje” me Ervis Martinajn, i cili është shpallur i zhdukur.

Altin Dumani në takimin me gazetarët është pyetur sot edhe për çështjen e Ervin Martinajt.

“Ça bashkëpunimi të kërkojmë me prokurorinë e Kurbinit, ne e kemi në hetim, në kuadër të hetimit, ne kemi informacionet tona. Jeton Lami ka preferuar të heshë dhe të mos japë deklarime. E para ngjarjen e “Don Boskos”, nuk e ka në hetim Prokuroria e Posaçme.

Unë jam prokuror dhe nuk mund të them se me episodin e “Don Boskos”, “u ngjall” apo “nuk u ngjall Ervis Martinaj”. Nga ana jonë janë ndërmarrë veprime hetimore, kemi sekuestruar pasuritë dhe kemi pistat tona edhe sa i përket hetimit të kësaj çështje. Janë dërguar aktet në gjykatë dhe dosja hetimore nga ana jonë”, ka thënë kreu i SPAK.

TË NGJASHME