Plas në BBV/ Kiara i tregon Luizit se është shumë i pëlqyer jashtë shtëpisë, ja çfarë pritet të ndodhë

by author

Dalja e Kiara Titos nga shtëpia, duket se tashmë e ka bërë edhe më të fortë Luiz Ejllin brenda shtëpisë së Big Brother. Kjo sepse Kiara sapo ia tregoi se loja e tij është e duhura dhe se shqiptarët e duan. E gjitha është bërë me anë të një droni që moderatorja ka dërguar në shtëpi ku shkruan “Të kam zemër, të dua Kiara”.

Advertisements

Mirëpo, e dini se ky në fakt është një mesazh i koduar? Para eleminimit të Kiarës, Luizi dhe moderatorja kanë biseduar dhe kanë rënë dakord se si do kuptohen, që këngëtari të kuptojë se nëse simpatizohet apo jo nga publiku jashtë.

Advertisements

Ai i ka thënë Kiarës që të përdorë kodin “Të kam zemër”, nëse gjërat janë mirë për të jashtë dhe në këtë mënyrë të vazhdojë lojën e “Big Brother”.

“Kur të dalësh jashtë Kiar, në qoftë se jam ashtu siç e mendoj se jam jashtë …kur të jesh në Prime. Kam me pyt unë “Arbana a është Kiara aty”. “Po” thotë, edhe ti ke me fol. Kur të flitsh ke më më thanë “ Të kam zemër”. Nëse thua “të kam zemër” do me thënë se gjërat jashtë janë shumë mirë.”-i tha Luizi Kiarës.

TË NGJASHME