Vritet me thikë shqiptarja në Itali, e pëson keq burri i saj(Foto)

by author

Një grua 56 vjeçare shqiptare është vrarë me thikë nga burri i saj në Itali. Mediat italiane raportojnë se Zenepe Uruci ka tentuar t’i kërkojë ndihmë djalit të saj para se të qëllohej për vdekje nga bashkëshorti i saj, Xhafer Uruci. 62-vjeçari e ka goditur atë disa herë me thikë në shtëpinë e tyre në Borgo Rivo.

Advertisements

I pari që nxitoi në vendin e masakrës ishte djali i çiftit, i cili dëgjoi britmat e dëshpëruara të nënës së tij në telefon. “Babi po më lëndon”, mësohet t’i ketë thënë e ndjera të birit. Pas mesazhit zanor të nënës, djali ka tentuar të kontaktojë me motrën e tij, duke duke kërkuar më pas ndërhyrjen e policisë.

Advertisements

Tragjedia ka ndodhur rreth orës 15:00 të ditës së djeshme. Gruaja punonte në një dyqan peshku në qytet. Ndërkohë, Xhaferi pas arrestimit u dërgua në komisariatin e Ternit, para se të transferohej në burg.

TË NGJASHME