“E frikshme dhe e llahtarshme” Arian Çani: Ja çfarë “fshehën” mediat nga atentati ku u vrã Martinaj

by author

Gazetari Arjan Çani e ka konsideruar si një krim të frikshëm dhe të mirëorganizuar atentatin e 17 korrikut tek mbikalimi i Fushë Krujës, ku u ekzekutua Brilant Martinaj, Diklen vata dhe Besmir Hoxha.

Advertisements

I ftuar në emisionin “Top Story”, Çani tha se mediat nuk e raportuan tamam, duke shtuar se autorët bllokuan lëvizjen e automjeteve në atë aks, kryen vrasjen, pastruan provat dhe më pas lejuan sërish lëvizjen e automjeteve në atë aks. Ai tha se këtë gjë nuk mund ta bëjë një bandë e thjeshtë kriminale.

Advertisements

Eksperti Ervin Karamuço tha se taktika e përdorur në atë vrasje quhet “Storm” (Stuhia) dhe mësohet vetëm në forcat komando të ushtrisë.

Arjan Çani: Krimi më i frikshëm dhe më i mirëorganizuar është vrasja e kushëririt të Martinajt më 17 korrik tek mbikalimi i Fushë Krujës. Të gjithë kolegët gazetarë që merren me investigimin e thonë këtë gjë. Konsiderohet si një nga krimet më perfekte. Në media nuk është raportuar tamam.

Grida Duma: Çfarë nuk u raportua në media?
Arjan Çani: Dinamika e ngjarjes, sepse shumë elementë munguan. Nuk kuptohet se çfarë ishin personat që e goditën atë, sepse është e pamundur që të bllokosh një rrugë nacionale për të vrarë dike.

Dhe pastaj të mbarosh vrasjen, të pastrosh vendin e ngjarjes dhe pastaj të vazhdojë trafiku. Kush mund ta bëjë këtë? Mund ta bëjë këtë për shembull një bandë tjetër kriminale? Pak e vështirë.

Ervin Karamuço: Taktika që është përdorur në atë ngjarje është “Storm” (Stuhia). Ajo mësohet vetëm në forcat komando të ushtrisë.
Arjan Çani: Mua dhe shumë gazetarëve të tjerë na ka lënë një shije se pas kësaj ngjarje nuk mund të ketë individë privatë.

Ai mund të ketë patur probleme me shumë njerëz, kjo nuk ka rëndësi, por mënyra e ekzekutimit, e asaj makinë atë ditë atje ishte spektakolare, e denjë për serialet më të fundit të Netflix, ishte një llahtari.

TË NGJASHME