Shpërthimi i frikshëm në Fresk/ Autori me biçikletë dhe skafandër në kokë, banorëve iu duk si tërmet

by author

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00 zona e Freskut u trondit nga një shpërthim i një fuqie të konsiderueshme. Në derën e një biznesi fasonerie është vendosur një sasi lënde eksplozivi, që ka shpërthyer dhe fatmirësisht ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Advertisements

Raportohet se fasoneria është e vendosur prej 5 vitesh në katin e parë të një pallati pranë “BunkArtit”. Para derës së këtij biznesi është vendosur edhe eksplozivi. Nga gjurma e lënë, dyshohet se sasia e lëndës shpërthyese të ketë qenë rreth 50 gramë.

Advertisements

Nga forca shpërthyese ka pasur dëmtime të konsiderueshme në pjesën e jashtme të derës, teksa janë thyer shumë xhama përreth. Dëmtime ka pësuar edhe një automjet i parkuar pranë derës ku është vënë eksplozivi. Në momentin e shpërthimit, fasoneria ka qenë e mbyllur.

Ndërkohë, banorët e zonës janë shfaqur shumë të trembur pas ngjarjes, teksa tronditjen prej shpërthimit e kanë krahasuar me atë të tërmetit. Ndërkohë, pas hetimeve, në kamerat e sigurisë është parë që autori të jetë maskuar me një skafandër në kokë.

Mësohet se ai ka lëvizur me biçikletë, teksa shkaqet që çuan në këtë ngjarje janë ende të paqarta. Pronari i kësaj masonerie është një shtetas italian, i cili merret me biznes në Shqipëri prej tetë vitesh. Edhe më 5 maj atij i patën vënë eksploziv para derës së biznesit, por shpërthimi nuk ndodhi.

Pas 21 ditësh, me shumë mundësi të njëjtët autorë, janë kthyer sërish dhe këtë herë e kanë vënë në zbatim të gjithë planin. Ndërkohë, nuk ka asnjë raportim mbi autorët e ngjarjes, që ashtu si edhe në ngjarjen e parë, nuk janë identifikuar dhe ky mision duket shumë i vështirë.

TË NGJASHME