Aksident i rëndë në shtetin fqinj/ Autobusi i shkollës del nga rruga, dalin detaje nga ngjarja

by author

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali.

Advertisements

Një autobus shkolle u përfshi në një aksident dhe doli nga rruga në Pontremoli, në provincën Massa Carrara. Sipas mediave italiane, në autobus ndodheshin rreth 20 fëmijë, prej të cilëve disa kanë mbetur të plagosur.

Advertisements

Deri më tani dy djem 16-vjeçarë u transportuan në spital me kodin e kuq, pasi janë në rrezik për jetën.

Të dy u nxorrën nga mjeti nga shoferi i autobusit, i cili ishte në gjendje të mirë.

Përveç 2 16-vjeçarëve edhe të tjerë janë dërguar në spital me helikopter, por janë në gjendje më të mirë shëndetësore.

TË NGJASHME