Tronditëse! Po festonin titullin/ Makina futet mes turmës, ka të plagosur rëndë(Video)

by author

Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Bursa të Turqisë, ku dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë pasi një makinë u fut mes turmës së mbledhur në një shesh për të festuar titullin kampion të Galatasaray.

Advertisements

Pas përplasjes, shoferi është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, por mësohet se është dorëzuar pak orë më vonë në polici. Ai u identifikua si Yusuf Y., 21 vjeç.

Advertisements

Galatasaray fitoi me rezultatin 4-1 kundër MKE Ankaragücü, duke u shpallur kështu kampion i Turqisë dy javë përpara përfundimit të sezonit. Pas kësaj, qindra tifozë nisën të bllokojnë rrugët e lagjes “?negol” për të festuar.

Kjo shkaktoi kaos dhe trafik në rrugë, duke bërë që shumë shoferë të humbnin durimin, njëri prej të cilëve ishte edhe 21-vjeçari, i cili mori përpara turmën, duke plagosur tifozët Nehir Ezgi V., 20 vjeç dhe Samet E., 19 vjeç.

Turma e tërbuar nga situata ka ndaluar shoferin Yusuf Y dhe ka bërë përpjekje intensive për ta nxjerrë nga makina, ndërsa shoferi i cili ka manovruar mes tifozëve është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Pas njoftimit, në vendngjarje janë nisur shumë ekipe policore dhe mjekësore. Ndërkohë që policia që qetësoi grupin e tifozëve mori masa të gjera sigurie, të plagosurit, të cilët u trajtuan në vendngjarje nga ekipet mjekësore, u dërguan në Spitalin Shtetëror ?negol. Mësohet se të plagosurit janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Pas dorëzimit të drejtuesit të mjetit në polici, është ngritur edhe grupi hetimor që ka nisur hetimin për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij incidenti.

TË NGJASHME