Një 88-vjeçar në Greqi ka vrarë gruan me tij me armë gjahu. Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur ditën e djeshme në Chalkida.
Advertisements
84-vjeçarja fatkeqe ndërroi jetë në vend si pasojë e plumbave, ndërsa 88-vjeçari u arrestua.
Advertisements
Sakaq ai duket i pa penduar për krimin e rëndë që kreu.
Ai ka thënë para policisë se e vrau gruan e tij, sepse nuk kalonte mirë me të dhe se lidhja e tyre nuk mbante më, shkruan protothema.gr.
I moshuari nuk ka dhënë shpjegime të qarta për motivin e vrasjes, por ka deklaruar se mes tij dhe bashkëshortes ka pasur probleme që e kanë çuar përfundimisht drejt krimit.
Duhet theksuar se, sipas të dhënave të deritanishme, i moshuari nuk rezulton të ketë probleme psikologjike dhe dyshohet se ka vepruar në gjendje të qetë./albeu.com/