Rudina Hajdari është një ndër deputetet më të reja të Partisë Demokratike.
Advertisements
Ajo njihet më së shumti si vajza e liderit demokrat Azem Hajdari. Hajdari ka pohuar në intervista të ndryshme që ka lënë jetën në Amerikë, për të vijuar misionin që la pas i ati në politikën shqiptare.
Advertisements
Ajo ka studiuar dhe jetuar për shumë vite në SHBA, e padyshim që kthimi në Shqipëri nuk ka qenë aspak i lehtë. Vajza e Azem Hajdarit ka qenë gjithmonë e rezervuar për jetën private, duke preveruar ta mbajë larg medias.
Ndërkohë që bashkëshorti i saj Muçjon Demiraj vazhdon të jetojë në Amerikë, ku ka kompaninë e tij në fushën e investimeve, Hajdari është duke zhvilluar karrierën e saj në Shqipëri.
Ata të dy janë njohur kur Rudina ishte vetëm 16 vjeçe, e Muçjoni 18. Dasma e tyre është zhvilluar në New York rreth katër vite më parë. Çifti tashmë kanë së bashku një vajzë 2 vjeçe, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Sihana.