Kantautori dhe moderatori i njohur shqiptar, Ardit Gjebrea, po bëhët gati të rikthehet sërish, ‘vetëm për një natë’ në skenë dhe të këndojë për publikun.
Advertisements
Artisti shqiptar u mundua ta mbante të fshehtë surprizën e tij të ëmbël, por Ministrja e Kultuës, Elva Margariti ‘e nxorri zbuluar’ teksa në një postim në rrjete sociale shkruante se së bashku me Arditin po përgatisnin një surprizë.
Advertisements
Por tashmë nuk ka më nevojë të prisni. Telemedia mëson se Ardit Gjebrea do të rikthehet të këndojë sërish mbrëmjen e 14 shtatorit në Katedralen Ortodokse në nder të përkujtimit të poetit, shkrimtarit, publicistit, Teodor Keko, i cili u nda nga jeta 20 vite më parë.
Për të rikujtuar figurën e Teodorit, Ministria e Kulturës ka vendosur të organizojë një mbrëmje-homazh ku do të mblidhen një sërë figurash të njohura e shumë miq të Kekos, e ku pritet të lexohen poezitë e tij, të këndohen tekstet e tij e të kujtohet vetë ai.
Një nga poezitë e Teodorit ‘Shumë të kam dashur, por…’ është kënduar nga Ardit Gjebrea, duke u cilësuar si një nga baladat më të bukura shqiptare.
Arditi do të jetë pjesë e grupit të organizuar nga Ministria e Kulturës, teksa do të risjellë poezinë e Dorit, të kënduar nga ai, ‘mbi një piano’, siç edhe ai vetë e paralajmëroi dje.
Kjo mbrëmje-homazh në nder të Teodor Kekos do të mbahet më 14 shtator, në ora 20:00 në Sallën e Koncerteve në Katedralen Ortodokse.