Shqipëria dhe Greqia po negociojnë dhe po zgjerojnë bashkëpunimin për të bërë të mundur njohjen e pensioneve.
Advertisements
Ministrja për Punët e Jashtme dhe Evropën Olta Xhaçka, me anë të një postimi në facebook, ka publikuar zhvillimin e mbledhjes së parë të komisionit të ekspertëve të dy vendeve për çështjet e sigurimeve shoqërore.
Advertisements
‘Athinë, u zhvillua me sukses mbledhja e parë e komisionit të ekspertëve Shqipëri -Greqi për çështjet e sigurimeve shoqërore.
Diskutimet teknike dhe shkëmbimi i informacioneve është një hap tepër pozitiv në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional
për arritjen e marrëveshjes në fushën e pensioneve, e cila do të materializojë parimin e mbrojtjes sociale për çdo qytetar i cili ka kontribuar aktivisht në ekonomitë e të dy vendeve tona.’- shkroi Xhaçka.
Kujtojmë se edhe mes Shqipërisë dhe Zvicrës pritet që të miratohet se shpejti marrëveshja për njohjen e sigurimeve shoqërore, kjo pasi pak javë më parë kaloi për miratim në parlamentin e Zvicrës.
Në kuadër të marrëveshjeve për Sigurimet Shoqërore, Shqipëria ka përfunduar rreth një muaj më parë negocimin teknik të marrëveshjeve me pensionet me Italinë. Marrëveshja për njohjen e viteve të punës i vjen në ndihmë 500 mijë shqiptarëve që jetojnë e punojnë në Itali.