Vendi nuk gjen ‘qetësi’ nga pandemia, Ministria zbardh me shpejtësi njoftimin e fundit

by author

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Advertisements

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin.

Advertisements

Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 641 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 17 qytetarë, në këto Bashki:

4 në Tiranë, 3 në Durrës, nga 2 qytetarë në Himarë, Gjirokastër, nga 1 qytetarë në Kamëz, Patos, Selenicë, Delvinë, Sarandë, Poliçan.

Janë 190 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 56 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,037 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 1 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore 17

Të shëruar në 24 orë 56

Të shtruar në spitale 3

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 641

Testime totale 1,997,769

Raste pozitive 331,820

Raste të shëruara 328,037

Raste Aktive 190

Humbje jete 3,593

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 135

Vlorë 17

Gjirokastër 10

Durrës 8

Berat 6

Fier 6

Elbasan 4

Shkodër 1

Lezhë 1

Korçë 1

Dibër 1

TË NGJASHME