Grida Duma la sot mandatin e deputetes pasi tha se kishte kaluar një periudhë shumë të vështirë gjatë kohëve të fundit.
Advertisements
Ajo akuzoi polikën për goditje nën brez, se ishin sjellë si hiena dhe se goditën edhe djalin e saj të vetëm dhe për këtë nuk do t’i falte kurrë. Fjalimi i saj në kryesinë e Kuvendit, përveç gazetarëve, u ndoq edhe nga deputetë të Grupit Parlamentar të PD-së, që u prekën shumë. Në fotot e LSA duket Agron Gjekmarkaj shumë i prekur dhe Flutura Açka që qan me dënesë.
Advertisements