Një baba i quajtur Ilirjan ka ardhur në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare për t’i bërë një surprizë djalit të tij Vilsonit i cili është me sindromën down.
Advertisements
Ilirjani ka treguar se Vilsoni pëlqen shumë spektaklin e humorit “Klanifornia” ku transmetohet çdo të shtunë në Tv Klan dhe adhuron Marina Vjollcën. Për këtë pëlqim të madh që ka ndaj moderatores, Ardit Gjebrea e ka ftuar atë për t’i bërë një surprizë 11-vjeçarit.
Advertisements
I pyetur nga Arditi se çfarë pëlqen tek Marina, Vilsoni shprehet se i pëlqen shumë veshja dhe shalët. Kjo deklaratë e djalit ka shkaktuar të qeshura të mëdha në studio.
Ardit Gjebrea: Po Vilsonit çfarë i pëlqen?
Ilirjani: Klanifornia, i shikon dhe ka qejf t’i imitojë.
Ardit Gjebrea: Ka ndonjë të preferuar nga Klanifornia?
Ilirjani: Prezantuesen, Marinën. I pëlqen se i prezanton humoristët dhe luan rolin e Hyremit.
Ardit Gjebrea: Çfarë ndodh kur ju ia ndryshoni kanalin kur është Marina në ekran?
Ilirjani: Mërzitet, thotë t’i mos e shiko, e shikoj unë.
Moderatori Ardit Gjebrea i tregon se mbrapa ekranit ndodhet Marina Vjollca dhe lumturohet pa masë. Moderatorja i shkon pranë dhe Ilirjani emocionohet. Pasi Vilsoni hyn në studio, moderatori Ardit Gjebrea i bën disa pyetje dhe ai i përgjigjet të gjithave pa asnjë problem.
Ardit Gjebrea: Çfarë të pëlqen nga Tv Klan?
Vilsoni: Të Panjohurit.
Ardit Gjebrea: Po tjetër?
Vilsoni: Edhe Power Kids.
Ardit Gjebrea: Vilson ti qenkë i paparë, ti i dike shumë mirë programet të E Diela Shqiptare.
Vilsoni: I di.
Ardit Gjebrea: Po tjetër në Tv Klan, çfarë shikon ti?
Vilsoni: Marinën, e kam qejf.
Ardit Gjebrea: Ku del Marina?
Vilsoni: Tek Klanifornia.
Ardit Gjebrea: Vilson je shumë i madh, e nise një herë me qokat për E Diela Shqiptare dhe pastaj vajte ku të pëlqen vetë. Po për çfarë të pëlqen Marina ty?
Vilsoni: Nga veshja dhe nga shalat.
Ardit Gjebrea: Si mo, nga shalat?
Vilsoni: Po.
Ardit Gjebrea: (Qesh). Po ku mo se ajo del gjithmonë e mbuluar, ku e shikon?
Vilsoni: E shikoj.
Ardit Gjebrea: Po mënyra se si prezanton?
Vilsoni: Bukur.
Ardit Gjebrea: Po mençuria e saj të pëlqen?
Vilsoni: Po.
Ardit Gjebrea: I ka gjithë të mirat?
Vilsoni: I ka të mira shumë.
Ardit Gjebrea: Po ndonjë vërejtje ke për Marinën?
Vilsoni: I kam. Të rregullojë skenën.
Ardit Gjebrea: Pse? Ta pyesim nëse do të vijë tek E Diela Shqiptare?
Vilsoni: Po le të vijë.
Ardit Gjebrea: Ti më shumë e do Marinën tek Klanifornia apo të vijë me mua tek E Diela Shqiptare?
Vilsoni: Tek Klanifornia. /tvklan.al