Zi për Mohammed Ben Sulejem. Djali i presidentit të Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA), Saif Ben mohammed Ben Sulayem, humbi jetën në një aksident rrugor.
Advertisements
Lajmi, i cili tashmë ka nisur të qarkullojë, u konfirmua mëngjesin e sotëm.
Advertisements
Pas thashethemeve të përhapura nga organe të ndryshme të shtypit ndërkombëtar, njoftimi zyrtar erdhi në duart e gazetarit Ibrahim Al Zubaidi, i cili raportoi lajmin të dhënë zyrtarisht nga Shoqata e Motorsportit të Emirateve.
Sipas raportimit të shtypit vendas, djali i presidentit të FIA-s vdiq pas një aksidenti rrugor të ndodhur të martën. Saif Ben Mohhamed Ben Sulayem, ashtu si babai i tij, ishte një fans i madh i makinave.