“Butrint çfarë mendoni në lidhje me…”/ Kënga e re dedikim dashurie për Kiara Titon?

by author

“Diskoteka” është kënga më e re e këngëtarit të njohur, Butrint Imeri. Fansat e kanë pëlqyer menjëherë, por një detaj ka tërhequr shumë vëmendjen e publikut.

Advertisements

Ishte pikërisht fillimi i këngës me disa ‘zëra’ drejtuar tij.

Advertisements

“Butrint, Butrint…”, përmendet disa herë emri i artistit, së bashku me dy pyetje: “Ta bëj një pyetje”, “Butrint çfarë mendoni në lidhje me…”.

Këngëtari ka qenë shpesh i diskutuar kohët e fundit prej ish-lidhjes së tij me ish-konkurrenten e “Big Brother VIP”, Kiara Tito, ku gjatë qëndrimit të saj në shtëpi në fillime tregoi mbështetje për të, duke publikuar foton e saj në “Instastory”, për të cilën Kiara pasi doli nga shtëpia e pyetur në “Fun Club” tha se nuk e kishte parë.

Edhe në këngë ai shprehet “i lënduar” nga një vajzë, ndonëse thotë se e ndien veten në faj. Nuk dihet nëse Butrinti po flet për një histori personale apo është frymëzuar diku tjetër.

Këngëtari ka qenë i rezervuar me jetën e tij private duke deklaruar shpesh se nuk është në një lidhje, ndërsa ndonjëherë ka dashur të trazojë pak ujërat.

TË NGJASHME