Mjetet e shtrenjta dhe luksoze po shtohen gjithnjë e më shumë në rrugët e kryeqytetit, teksa janë të shumta që shoferët,
Advertisements
kryesisht në moshë të re, harbohen në rrugë për shkak të adrenalinës në mënyrë që të fitojnë disa like në Tik Tok. Ky trend është shtuar ndjeshëm në vend dhe e gjen panoramë në çdo rrugë.
Advertisements
Sapo futesh në TikTok, të shfaqen pafund video të tjera të rinjsh që lëvizin me më shumë se 250 km/h, duke shkelur rregullat e qarkullimit dhe duke rrezikuar jetën e tyre, por dhe të tjerëve.
Së fundmi në redaksi ka mbërritur një video ku shihen se disa të rinj që për disa klikime në rrjetet sociale, duke bërë gara me njëri-tjetrin dhe duke përdorur një fjalor banal dhe rruge, i rrezikojnë jetën një çiklisti.